Reagimi i Plisave rreth vendimit që derbi të luhet në Prishtinë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sot është marrë vendimi që ndeshja derbi mes Dritës dhe Gjilanit të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mirëpo një vendim të tillë nuk e kanë mirëpritur tifozëria e Prishtinës “Plisat”, të cilët kanë reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas Plisave stadiumi i përket vetëm Prishtinës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet të lejohet që të luajë në këtë stadium.

Reagimi i plotë i Plisave (pa ndërhyrje):

Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!

Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!

Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.

Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.

Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se!”.

Të ngjashme