Reagimi i Jurgen Kloppit pasi Nike e bëri Coutinhon lojtar të Barcelonës

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 11:20 | Nga

Jurgen Klopp ka thënë se nuk i intereson fare gafa e prodhuesit të veshmbathjeve sportive “Nike”, që ditë më parë e bëri Philippe Coutinhon lojtar të Barcelonës.

Një reklamë, e cila është fshirë, u shfaq në uebsajtin e klubit spanjoll me titullin: “Aty ku ndodh magjia”, dhe u përcoll nga fjalët: “Philippe Coutinho është i gatshëm ta ndriçojë Kamp Noun. Sigurojeni fanellën e Barcelonës për sezonin 2017/18 me emrin e magjistarit në të”.

Megjithatë, duke folur pas fitores 2-1 ndaj Burnley të hënën, Klopp tha: “Kam dëgjuar për të. Nuk më intereson fare. Por, dikush ma tha dhe mendova me vete ‘Uau’ Top lajm”, ka thënë Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme