Reagimi i parë i Mourinhos pas kalimit të Moratas te Chelsea

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 10:01 | Nga

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, si zakonisht nuk është shfaqur i shqetësuar nëse dikush nuk i ka “dalë në besë”.

Kështu i ndodhi sërish me Alvaro Moratan, lojtar i cili i premtoi atij se do të kalonte te Unitedi, por që në fund vendosi të kalonte te Chelsea i Antonio Contes.

Të dyja klubet e Ligës Premier ndoqën Lukakun, dhe pasi Unitedi e mori, hakmarrjen Chelsea e ka parë te Morata në një operacion i cili u realizua shpejt.

“Nuk më intereson ajo që po bën Chelsea. Ne kemi pasur nevojë për një sulmues”, theksoi Mourinho.

Duket se portugezi është shqetësuar pak me spekulimet për të afatin kalimtar.

Manchester Unitedi përballet me Manchester Cityn në International Champions Cup të premten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme