Reagimi i Zanettit pas transferimit të Ronaldos te Juventusi

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 09:18 | Nga

Zëvendëspresidenti dhe legjenda e Interit, Javier Zanetti, është intervistuar për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Zanetti e ka lavdëruar Ronaldon dhe ka thënë se ai do ta rrisë ndjeshëm Serie A.

“Një ikonë e futbollit botëror po vjen në Serie A. Me një impakt ekonomik, ai do të jetë frymëzim edhe për ekipet tjera që të përforcohen”, ka thënë Zanetti.

“Po flasim për një kampion të madh, për një profesionist që nuk ka asnjë problem në karierën e tij”, ka thënë ai.

“Sa i përket transferimeve, ne kemi synime tjera dhe jemi të lumtur me blerjet e deritanishme”, ka shtuar mes tjerash legjenda e Interit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme