Reagon Bale: Paneli i UEFA-s duhet të shkarkohet

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 13:17 | Nga

Gareth Bale është shprehur i habitur dhe i zemëruar me panelin e UEFA-s, pasi që këta të fundit nuk e kishin përfshirë golin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve në top treshen e çmimit për golin më të mirë të sezonit.

Goli i Bale erdhi në një kohë shumë të mirë për klubin madrilen, pasi që i dërgoi ata në epërsi prej 2-1 kundër Liverpoolit, në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev. Në fund, Real Madridi arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, këtë herë me rezultat 3-1, transmeton Gazeta Express.

Përkundër golit të mrekullueshëm që arriti ta shënojë në atë finale, paneli i UEFA-s vendosi që çmimin për golin më të mirë të sezonit ta merrte Cristiano Ronaldo, për golin që e kishte shënuar në çerekfinale kundër Juventusit.

“Nuk e di se si nuk isha në atë listë. Dua ta di se kush është në panelin e UEFA-s, pasi që ata dëshirojnë të shkarkohet nga puna”, ka thënë Bale.

Në listën e tre golave më të mirë, përveç golit të Ronaldos, ishte edhe ai i Dimitri Payet, i shënuar në çerekfinale të Evropa Ligës, dhe i Eva NAVARROS, i shënuar në finalen e Championship U-17 për Spanjën.

“Nuk më takon mua ta them nëse goli im ishte më i mirë se ai i Ronaldos”, është shprehur Bale.

Uellsiani e ka pranuar se për ta shënuar atë gol, ai ishte motivuar nga zemërimi që mbahej në bankën rezervë, duke thënë se arsyeja pse ai hyri në ndeshje dhe arriti të ndikojë menjëherë ishte zemërimi që kishte brenda vetes. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme