Reagon FFK-ja: S’ka kërkesë të UEFA-s për dorëheqje të Agim Ademit

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur poshtë raportimet e medieve në lidhje me kërkesën e UEFA-s për dorëheqje të Agim Ademit nga kryetari i FFK-së.

Me këtë rast presidenti Ademi deklaron se “Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit”.

“Përkundër faktit se kam e ndje veten të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time”, thuhet në reagim.

“Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë. Në Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik”, thuhet më tej në reagim.

Të ngjashme