Reagon Icardi: Të gjitha janë gënjeshtra, do të qëndroj në PSG

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja.

Ditëve të fundit është raportuar shumë për një rikthim të Icardit në Serie A, por sulmuesi argjentinas ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Kam shumë lajme të rreme për mua. Totalisht të rreme. Do të qëndroj në PSG, kam kontratë afatgjate dhe e ardhmja ime është në Paris-Saint Germain. E dua këtë klub dhe qytet”, tha ai.

Për dy sezone në Paris, Icardi ka bërë 62 paraqitje, ka shënuar 33 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme