Reagon Munishi: “Lamtumirë Suharekë”

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi zyrtarisht ndau rrugët me klubin FC Ballkani.

Tri disfata kundër tre rivalëve të drejtpërdrejt për titull, kundër Dritës dhe pastaj kundër Prishtinës dhe ndaj Gjilanit radhazi para se Superliga të shkonte në pushim dimëror, e kanë shtyrë klubin nga Suhareka t’i ndajë rrugët me Munishin.

Reagimi i Munishit në Facebook

Lamtumirë Suharekë

Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .

Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.

I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.

Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .

Jam shumë krenar me punen time
Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme