Reagon Ramosi, i bën thirrje Ronaldos të sqarohet

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 08:26 | Nga

Cristiano Ronaldo tha mbrëmë në një intervistë pas finales së Ligës së Kampionëve se ka qenë kënaqësi për të të luante për Real Madridin dhe se do t’i duhen disa net për ta qartësuar të ardhmen.

Kjo s’i ka pëlqyer kapitenit të skuadrës, Sergio Ramosit, i cili i bëri thirrje portugezit t’i sqarojë gjërat menjëherë.

Ramos beson se përdorimi i kohës së shkuar nga Ronaldo nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

“Supozoj se ka qenë duke folur për përmbledhjen e këtij sezon”, tha Ramos në intervistë pas finales, të cilën Real Madridi e fitoi 3-1.

“Nëse ka diçka, atëherë ai duhet patjetër ta sqarojë sot. Ai është pjesë kyçe e jona. Ai nuk mund të gjejë më mirë se këtu”, shtoi ai.

Të ngjashme