Reagon Xhaka: Mbetem përjetë kuqezi

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 09:30 | Nga

Taulant Xhaka ka reaguar zyrtarisht nëpërmjet një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale mbi zërat që kanë qarkulluar se futbollisti nuk e ka takuar trajnerin e kombëtares Christian Panucci pas ndeshjes së kësaj fundjave të Baselit me Lucernën duke i quajtur të pavërteta ato.

44 vjecari kishte udhëtuar në “St.Jakob Park” për të takuar mesfushorin kuqezi, që nuk grumbullohet në kombëtare që prej ndeshjes së Palermos, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e mëparshëm Xhani De Biazi, lidhur me vendimet teknike dhe taktike të këtij të fundit, por sipas asaj që u bë e ditur futbollisti nuk ishte takuar dot me Panucin.

Vetë Xhaka në postimin e tij i ka cilësuar të gjitha supozimet se ai e ka lënë trajnerin të presë pa e takuar si të pavërteta teksa shkruan:

“Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme