Real duhet ta shesë Ronaldon dhe Bale për ta blerë Neymarin

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 15:12 | Nga

Me Cristiano Ronado dhe Gareth Bale që kanë lënë hapësirë rreth së ardhmes së tyre ne Real Madrid, eksperti i futbollit në Spanjë, Guillem Balague, ka thënë se shitjet e tyre mund të ishin lehtësim që Real Madrid ta arrijë cakun – Neymarin e PSG-së.

Ai ka thënë: “Ëndrra e Florentino Perez është Neymar. Mendoj se nuk do të ishte i pikëlluar me paratë që do të merrte nga shitja e Ronaldos dhe Bale për ta marrë atë (Neymarin)”.

“Të gjithë kemi dëgjuar fjalët e Ronaldos dhe më pas tha se kishte zgjedhur fjalët e gabuara”.

“Nëse mundësia që Neymar të largohet nga PSG është reale, PSG thotë jo po nëse do të kishte dhe Perez do të kishte mjaftë para me shitjen e Ronaldo dhe Bale, atëherë do të hapej dera për Neymar”, ka thënë Balague për Sky Sports.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme