Real Madrid apo Barcelona, Iniesta tregon se ku do të transferohet Neymar

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Andres Iniesta ka folur për mundësinë e rikthimit të Neymarit te Barcelona.

Andres Iniesta ka thënë se do të jetë shumë e vështirë, por do të ishte një transferim i madh i Barcelonës.

Mesfushori spanjoll aktualisht po luan te skuadra kineze, Vissel Kobe, andaj ka thënë se rikthimi i brazilianit në ‘Camp Nou’ nuk do të jetë i lehtë.

“Do të ishte një transferim i madh nga Real Madridi, por nuk do të më lëndonte nëse Neymar do të kalonte atje”, ka thënë fillimisht Neymar, përcjell “lajmi.net”.

“Ata do të transferonin një lojtar unik në skuadrën e tyre, por që kjo gjë në futboll mund të ndodh dhe ju duhet të jetoni me të.

“Barcelona? Unë i shoh ata si pretendent kryesor për ta fituar titullin, ata kanë lojtarë të rinj që janë përshtatur mjaftë mirë.

“A mundet Neymar të rikthehet në Camp Nou? Do të jetë e vështirë, nuk mund ta përjashtoj atë gjë natyrisht, por që do të jetë shumë e vështirë për të”, ka shtuar më tej Iniesta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme