Real Madrid bën gati 90 milionë për Dybala

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala mund t’i bashkohet Real Madridit.

Klubi spanjoll ka përgatitur një ofertë 90 milionëshe për yllin e Juvenstusit, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.

Është trajneri i Manchester City, Pep Guardiola që e ka kërkuar atë gjatë, por duket se shpresa për t’u realizuar kjo është thyer.

Është Reali që ka planifikuar ofertën me të cilën beson se mund ta blejë argjentinasin për të përforcuar sulmin e vet.

Edhe Zonja e Vjetër mund të pranojë një ofertë të tillë, duke llogaritur se do ta marrë pa asnjë qindarkë Aaron Ramsey nga Arsenal, përderisa në shënjestër e kanë vënë edhe Iscon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme