Real Madrid – Chelsea, formacionet e mundshme

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid dhe Chelsea do të masin forcat me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze evropiane, Champions League.

“Los Blancos” janë në luftë në dy fronte, në La Liga dhe Champions League dhe po e kërkojnë me ngulm triumfin në të dyja frontet.

Në anën tjetër, Chelsea i këndellur me Thomas Tuchelin do të kërkojë triumfin në Ligën e Kampionëve. “Blues” po tregojnë paraqitje fantastike nën drejtimin e teknikut gjerman dhe po synojnë trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

UEFA ka publikuar formacionet e mundshme, bashkë me mungesat nga të dyja taboret.

Real Madrid : Courtois; Carvajal, Varane, Militão, Nacho; Casemiro, Kroos, Modrić; Vinícius Jr, Benzema, Asensio
Mungesat: Mendy, Ramos, Valverde dhe Vázquez.

Chelsea : Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger; James, Jorginho, Kanté, Chilwell; Mount, Havertz, Werner
Mungesat: Kovačić

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme