Real Madrid dhe Barcelona në luftë për një vend në finalen e Kupës së Mbretit

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të presë sot në mbrëmje Barcelonën në Santiago Bernabeu për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për në vend në finale.

Gjithçka pritet të vendoset sot teksa sfida e parë kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1, ku golashënues ishin Lucas Vazquez për Los Blancos dhe Malcom për katalanasit.

Isco nuk është ftuar për këtë ndeshje nga ana e trajnerit Santiago Solarit duke përfuduar në tribunë, ndërsa Bale e Marcelo priten ta nisin nga stoli, shkruan albeu.com

Në anën tjetër, Rafinha, Jasper Cillessen, Arthur dhe Thomas Vermaelen nuk pritet të startojnë për Barcelonën.

Formacionet e Mundshme:

Real Madrid: Navas: Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Casemiro, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema dhe Lucas

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Vidal, Busquets; Dembele, Suarez dhe Messi.  

Të ngjashme