Real Madrid dorëzohet në garën për Pogban

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të kërkojë alternativa tjera, duke hequr dorë nga Paul Pogba.

‘Los Blancos’, kanë qenë prej kohësh të interesuar për mesfushorin francez, i cili gjithashtu pëlqehet shumë edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Por, siç raporton Marca, paga e kërkuar nga Pogba dhe çmimi që atij i ka vendosur Manchester United, janë të papërballueshme për Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka shkaktuar dëme edhe te Real Madrid, me ekipin që në tregun e transferimeve do të tregohet më i kujdesshëm.

Me largimin e Real Madrid nga gara, e ardhmja e Pogbas lidhet vetëm me Manchester United dhe Juventusin, ku një rikthim në Itali nuk është përjashtuar asnjëherë.

Të ngjashme