Real Madrid e uron Nadalin për fitoren në “Australian Open”

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ekipi futbollistik spanjoll, Real Madrid, e ka uruar tenistin Rafael Nadal për fitoren e trofeut në garën prestigjioze “Australian Open”.

Spanjolli mposhti rusin Daniil Medvedev në finale, 3 me 2 në sete, duke thyer rekord historik si fitues i 21 titujve Grand Slam.

“Urime 21! Shkojmë, Rafael Nadal!”, thuhet në postimin e Madridit në Twitter, transmeton Klankosova.tv

Urimi i skuadrës më të trofeshme në futbollin spanjoll vjen për shkak të lidhjeve të forta me Nadal, pasi ky i fundit është mbështetës i madrilenëve.

Të ngjashme