Real Madridi – Fiorentina për trofeun “Santiago Bernabeu”

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 15:27 | Nga

Real Madridi do të përballet me Fiorentinën me 23 gusht për trofeun “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka bërë të ditur se këtë edicion do të përballet me Fiorentinën për trofeun “Santiago Bernabeu”, ndeshja zhvillohet me 23 gusht, pak ditë pas sfidës së parë në La Liga.

Kanë kaluar pothuajse 60 vite që kur janë përballur këto dy klube, në finale të Kupës Europiane në vitin 1957 ku Reali fitoi 2:0 me golat e legjendave Alfredo Di Stefano dhe Paco Gento.

“Është nder për ne që ftohemi nga Real Madridi për këtë trofe historik”, tha presidenti i Fiorentinës, Della Valle.

Ky është edicioni i 37’të i trofeut “Santiago Bernabeu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme