Real Madrid fluturon drejt Parisit pa asnjë mungesë

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të fluturojë në Paris me të gjithë djemtë e ekipit.

Benzema, Mendy dhe Mariano janë gati, kanë plotësuar listën prej 26-të lojtarëve kundër PSG-së.

Ancelotti do të ndeshet ndaj sfidës së rëndësishme në Champions League me të gjithë lojtarët në dispozicion, edhe pse për Benzema-në do të vendoset në momentet e fundit nëse do e nisë si titullar apo jo.

Real Madrid ndjehet i favorizuar pasi infermieria është e boshatisur.

Të grumbulluarit e Real Madrid:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Fuidias.

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo dhe Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Ceballos, Isco dhe Camavinga.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo dhe Mariano.

Të ngjashme