Real Madrid është në bisedime me Paris Saint-Germain rreth blerjes së Neymar.
Ish sulmuesi i Barcelonës raportohet se u ka thënë punëdhënësve të tij se dëshiron largimin.
Por çka dihet deri tash është se parisienët nuk kanë pranuar ende zyrtarisht ofertë për brazilianin.
Zëvendëspresidenti i Barcelonës ditë më parë ka përjashtuar mundësinë e riblerjes së tij duke i hapur kështu rrugë Real Madridit për ta transferuar 27 vjeçarin.