Real Madrid i favorizuar në raport me Barcelonën: 26 orë më shumë për të pushuar

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kalendari i La Liga favorizon skuadrën e Real Madrid në garën për titullin e kampionit.

Gara për titullin e kampionit në La Liga është më e zjarrtë se kurrë gjatë viteve të fundit, mes Real Madrid dhe Barcelona.

Kreu i tabelës ndahet nga dy gjigantët Real Madrid dhe Barca, me madrilenët që qëndrojnë në krye të tabelës falë rezultatit më të mirë në përballje direkte.

Pjes e mbetur e sezonit do të vendos gjithçka, por sipas kalendarit, shkruan ‘Marca’, Real Madrid qëndrojnë të favorizuar, transmeton lajmi.net.

Sipas një tabele të publikuar, shihet se Real Madrid ka plotë 26 orë më shumë në dispozicion për të pushuar.

Mbetet të shihet nëse kjo vërtetë do t’i ndihmojë skuadrës së Zidane, për t’u shpallur në fund skuadër kampione.

Të ngjashme