Real Madrid i gatshëm t’i bëjë Bales një nga poshtërimet më të mëdha në futboll

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid po planifikon t’i bëjë një turpërim të madh yllit të tyre, Gareth Bale.

Reprezentuesi uellsian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri, dhe se gjatë verës do t’i kërkohet largimi nga Real Madrid.

Por, dëshira e ish anëtarit të Tottenham Hotspur është të mbetet te Real Madrid, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2022.

Nëse ndodh ky skenar, atëherë klubi do ta dënojë duke e detyruar t’i bashkohej ekipit B, që bën gara në ligën e tretë spanjolle. Në fakt, ai vetëm do të stërvitej, asgjë më shumë.

Bale te Real Madrid është transferuar në vitin 2013, për 100 milionë euro, për t’u bërë atëkohë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Të ngjashme