Real Madrid interesohet për Declan Rice

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid nuk po ndalet së kërkuari një mesfushor.

Në radarin e Real Madrid ka përfunduar edhe ylli i kombëtares së Anglisë, Declan Rice.

Nevoja për të përforcuar mesfushën ka shtyrë skuadrën e Realit që të interesohet për Rice, shkruan ‘Don Balon’, transmeton lajmi.net.

Man United janë gjithashtu në ndjekje të nënshkrimit të 20 vjeçarit, kurse West Ham kërkojnë rreth 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Madrilenët po përgatiten që të nisin një ofertë për Rice, i cili është paraqitur në tetë ndeshje të Premierligës këtë sezon me skuadrën e tij.

Të ngjashme