Real Madrid – Juventus, shikojeni ballinën e gazetës nga Barcelona

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 09:01 | Nga

Diario Sport me një titull që shihet rrallë për një ndeshje të futbollit.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar një titull të ashpër pas ndeshjes Real Madrid – Juventus në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Plaçkitja e shekullit”, është titulli në numrin e sotëm të gazetës “Sport” që sulmon ashpër mënyrën e kualifikimit të Real Madridit në gjysmëfinale.

Cristiano Ronaldo realizoi nga një penallti diskutabile në sekondat e fundit të takimit në humbjen 3:1 nga Juventus në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

“Sport” ka sulmuar ashpër mënyrën e kualifikimit të Real Madridit duke penalizuar ashpër ekipin italian pak sekonda para përfundimit të kohës së rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme