Real Madrid, Man United dhe Juventus në garë për Jimenez

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Manchester United, Real Madrid dhe Juventus kanë hedhur sytë nga klubi i Wolves. Ata po mendojnë që të afrojnë në skuadër sulmuesin Raul Jimenez.

29-vjeçari ka bërë mjaft mirë me “Ujqërit” duke qenë një nga më të mirët e sezonit. Ai njihet si një nga sulmuesit më të mirë të Premier Leagues, prandaj lufta për të është goxha e fortë.

Meksikani nga krahu tjetër e pret një lëvizje të madhe dhe do të jetojë ëndrrën e të luajturit në një ekip të madh.

Juvja, United dhe Realit i plotësojnë të gjitha kushtet dhe normalisht që dhe të ardhurat janë më të mëdha se tek ekipi i Wolves.

Të ngjashme