Real Madrid mbush arkat e klubit – fitimi deri më tani nga Liga e Kampionëve është afër 100 milionë euro

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Sezoni i Real Madrid po vazhdon të shkojë siç është më së miri, jo vetëm duke i kënaqur tifozët e tyre, por duke i mbushur edhe llogaritë e klubit.

Los Blancos kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – një arritje që shumë kush nuk e kishte parashikuar pas fillimit të tyre të dobët të këtij edicioni – ku tani potencialisht mund të ftojnë deri në 100 milionë euro të ardhura nga kjo garë.

Fazat e grupeve u ka dhanë atyre 56.2 milionë euro dhe mbretërit do të marrin edhe 40 milionë euro nga të drejtat televizive TV dhe rrugët e tjera të marketingut.

Real Madrid gjithashtu do të fitojë më shumë nga të qenit skuadra e fundit spanjolle e mbetur në garë, por shifra e saktë nuk do të dihet derisa fituesi të dihet.

Kjo shumë është e mirëseardhur kur dihet që arkat e klubit nuk e kanë fuqinë që e kishin më parë, kjo edhe për mungesën e tifozëve.

Tani kundështar i radhës është Chelsea dhe nëse skuadra e Zinedine Zidane kalon në finale, ata do të fitojnë edhe 15 milionë euro, ndërsa nëse e fitojnë edhe 19 milionë euro tjera.

Në vitin 2019, Barcelona – mori një rekord fitimesh në Spanjë edhe pse doli nga gara në gjysmëfinale, por e mbylli garën me 117 milionë euro përfitime.

Fituesit e edicionit 2020 – Bayern Munchen – ka marr 83 milionë euro vitin e kaluar, një shifër e zvogëluar për shkak të ndeshjeve më pak të luajtura si rezultat i pandemisë COVID-19.

Të ngjashme