Real Madrid nuk lejon Vinicius JR t’i bashkohet Brazilit në janar

AFP_MT635
Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Braziliani, Vinicius Junior nuk do të ketë mundësi t’i bashkohet kombëtares së tij në grupmoshën U19 në Kampionatin e Amerikës Jugore pasi që Real Madrid planifikon ta aktivizojë atë në xhiron e ardhshme të Kupës së Mbretit.

Edhe pse 18 vjeçari ka qenë i përkushtuar me përfaqësuesen braziliane në fakt ky kampionat nuk është për lojtarë të nivelit të tij, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.

Edhe braziliani tjetër Rodrygo Goes rrezikon paraqitjen në këtë kompeticion nëse ai vazhdon të luajë për Santos në muajt e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme