Real Madrid ofron 70 milionë euro për yllin e Fiorentinës

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Talenti i Fioretinës, Federico Chiesa, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Italiani po spikat këtë sezon, teksa shumë klube të mëdha synojnë ta afrojnë në fund të këtij sezoni, shkruan albeu.com

Sipas disa mediave spanjolle, Real Madrid po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe tashmë synon të afrojë Chiesën në Santiago Bernabeo, teksa në arkat e Fioretinës priten të shkojnë rreth 70 milion euro.

21 vjeçari është një nga futbollistët më pretues në Itali. Ai ka zhvilluar 11 ndeshje me ekipin Italian, ndërsa me Fioretinën ka zhvilluar 86 ndeshje në Serina A duke gjetur rrugën e rrjetës 14 herë.

Të ngjashme