Real Madrid pas sulmuesit të talentuar të Monacos

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 14:13 | Nga

Real Madridi e dëshiron sulmuesin e talentuar të Monacos.

Francezi Kylian Mbappe, i cili ka kontratë me Monacon deri në qershor të vitit 2019, i ka tërhequr drejtuesit e Real Madridit, shkruan L’Equipe, përcjell Express.

Ai i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë të bëhet njëri nga protagonistet e afatit kalimtar të verës.

Mbappe i ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar tetë herë në 25 ndeshje zyrtare për Monacon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme