Real Madrid i përgjigjet Atletico Madridit për përforcimin e ri

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 09:03 | Nga

Marcos Llorente nuk do të transferohet në Atletico Madrid. E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Real Madrid ka refuzuar interesimin nga rivali i qytetit për blerjen e tij në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Llorente spekulohet se dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pas hapësirës së kufizuar për lojë, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Los Blancos” nuk do të lejojnë kalimin e tij te skuadra rivale direkte nga La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme