Real Madrid pesë pikë larg titullit të kampionit në La Liga

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Titulli i kampionit në La Liga po afrohet çdo ditë e më shumë me Real Madridin.

Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, mund të shpallet kampione qysh në ditën e enjte.

Një gabim i Barcelonës do të jepte mundësinë që ‘Los Blancos’ të kryenin punët të hënën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu, me ndeshjet e mbetura, Reali ka nevojë për vetëm pesë pikë që matematikisht të sigurojë titullin.

Kjo do të thotë se ata mund të shpallen skuadër kampione e Spanjës qysh të enjten.

Me fitoret e mundshme kundër Granada dhe Villarreal, Real Madrid kthehet te titulli i kampionit të La Liga./ln

Të ngjashme