Real Madrid – PSG: Ndeshja ku vlera e lojtarëve te të dyja skuadrat është 1.6 miliard euro, 1.2 miliard në fushë

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 13:50 | Nga

Disa nga futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit do të jenë të mërkurën në mbrëmje në fushën e ‘Santiago Bernabeut’.

Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG, do të këtë në fushë lojtarë që së bashku vlejnë 1.6 miliard euro.

Të dy Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi, kanë harxhuar shuma të mëdha që të arrijnë të kenë skuadra të tilla në dispozicion për të ecur lartë në garën e madhe të njohur si Liga e Kampionëve.

Real Madrid, për shembull ka harxhuar 469 milionë euro  për skuadrën prej 23 vetash që e ka në dispozicion në këtë ndeshje.

Në anën tjetër PSG, ka harxhuar tre milionë euro më pak, duke blerë lojtarë në vlerë, 466 milionë euro.

Vlera e lojtarëve aktualisht dhe formacionet startuese

Natyrisht shumë lojtarë aktual janë blerë më lirë se sa kushtojnë tani, para disa vitesh.

Vlera e lojtarëve të Real Madridit llogaritet të jetë 853 milionë euro, ndërsa e PSG-së 756 milionë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme