Real Madrid publikon një video që tregon se si do të duket Bernabeu pasi të kenë përfunduar rinovimet

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka zbuluar se si do të duket stadiumi Santiago Bernabeu pasi të përfundojë puna e rinovimit – dhe rezultati është spektakolar.

Gjigantët spanjollë janë padyshim klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit, pasi ka fituar 34 tituj të La Ligës dhe ka mbretëruar në Evropë në 13 raste.

Me stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ që dukej se nuk i përfaqësonte ata me pamje në vitet e fundit, Reali mori vendimin të investonte shumë për t’i dhënë një pamje më të mirë kompleksit.

Ata me siguri do të kenë një shtëpi që i përshtatet reputacionit të tyre në botën sportive, siç tregojnë pamjet e reja.

Në fillim të kësaj jave, klubi postoi një video në kanalin e tyre në YouTube, si dhe faqen zyrtare në Twitter, e cila tregon të gjitha tiparet e reja që do të prezantohen në Bernabeu.

Kjo përfshin heqjen e fushës për ngjarje të tjera sportive dhe muzikore, me projektuesit që duket se kanë marrë frymëzim nga fusha e re e Spurs për lojërat NFL.

Të ngjashme