Real Madrid “sakrifikon” Hazard-in për Conte-n

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid e ka bërë cakun kryesor të saj për pozitën e trajnerit, ish menaxherin e Chelsea, Antonio Conte.

Me këtë interesim Mbretërit i bie se kanë hequr dorë nga interesimi i tyre për mesfushorin Eden Hazard, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.

Conte dhe Hazard nuk kanë pasur raporte të mira në Stamford Bridge në kohën sa klubin e drejtonte italiani.

Los Blancos janë duke shikuar që ta gjejnë zëvendësimin e Julen Lopetegui të cilit nuk po i ecën mirë menaxhimi i skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme