Real Madrid – Sevilla, formacionet e mundshme të ndeshjes së zjarrtë në La Liga

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi dhe Sevilla do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen interesante ta vlefshme për javën e 35-të në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të andaluzianëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen me një formë të lartë në kampionat dhe një fitore do t’i dërgonte ata në pozitën e parë pas barazimit të Barcelonës me Atletico Madridin.

Në anën tjetër, edhe mysafirët e Julen Lopeteguit janë në formë të mirë dhe do të tentojnë deri në fund fitoren, pasi tri pikët do t’i futnin edhe ata fuqishëm në garë për titull.

Reali ka shumë mungesa në përbërje shkaku i lëndimeve, ndërsa Sevilla pritet të luajë me formacionin e kompletuar.

Formacionet e mundshme:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme