Real Madrid zyrtarizon Mendyn, tregon datën

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi francez, Ferland Mendy, është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Real Madrid.

Para kalimit zyrtar në ‘Santiago Bernabeu’, Mendy do të duhet t’i nënshtrohet testit të dytë mjekësor, pas atij që bëri më 4 qershor.Siç është raportuar më parë nga ‘As’, para se të mbyllet marrëveshja prej 48 milionë eurove, lojtari duhet të kryej një test mjekësor.

Kjo për arsye se gjatë ekzaminimit të parë ishte detektuar një problem tek lojtari francez, transmeton lajmi.net.Sipas raportimeve, testi i dytë i Ferland Mendy do të kryhet më 12 qershor, një ditë pas ndeshjes së tij me kombëtaren e Francës.

Në rast se çdo gjë shkon sipas planit, ai do të zyrtarizohet si lojtar i ‘Los Blancos’ po atë ditë.

Të ngjashme