Real Madridi dëshiron ta transferojë Camavingan sa më parë

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke insistuar ta transferojë mesfushorin e Rennesit, Eduardo Camavinga, sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.

Rennesi dëshiron të mbajë 17-vjeçarin së paku edhe për një vit, por Real Madridi planifikon të bëjë ofertë në afatin kalimtar të radhës.

Vlera e Camavingas sillet në rreth 40 milionë euro, ndonëse mund të bie për shkak të krizës së koronavirusit, ku ka goditur ekonomikisht edhe futbollin. Camavinga këtë edicion ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar dy tjerë.

Të ngjashme