Real Madridi e bën prioritet transferimin e Erling Haaland

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Që kur luante te Red Bull Salzburg, Erling Haaland rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me golat e tij në ligën e Austrisë.

Sulmuesi norvegjez madje filloi të shkëlqente edhe në Ligën e Kampionëve, duke lënë mbrapa vetës shumë sulmues të kalibrit të lartë.

Nga kjo formë fantastike e tij, Borussia Dortmundi nxitoi dhe arriti t’i marrë shërbimet e Haalandit për vetëm 20 milionë euro.

Tani, klubet e mëdha janë vënë pas norvegjezit, derisa Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e tij.

Los Blancos kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, mirëpo skuadra gjermane nuk do ta lëshojë atë nën shumën e 80 milionë eurove.

Madrilenët nuk e kanë problem për shumën e transferimit dhe sulmuesi i talentuar mund të zbarkojë në Santiago Bernabeu në verën e këtij viti. 

Të ngjashme