Real Madridi e do Kanten

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi po mendon një skenar të çmendur. Klubi madrilen kërkon të afrojë në merkaton e verës mesfushorin francez N’Golo Kante.

Ky i fundit mund të largohet nga Chelsea në verë dhe Reali është një opsion i mirë.

Një dëshirë e tillë e Zinedine Zidane duket pak e çuditshme, pasi ka një repart të kompletuar.

Kroos, Valverde dhe Casemiro janë titullar, ndërsa Modric pritet të largohet në verë.

Kampioni i botës mund të kalojë në Spanjë, pasi dëshira e tij e madhe është që të luajë për madrilenët.

Trajneri Frank Lampard dhe Chelsea mund të pranojnë ikjen e tij kundrejt një ofertë të mirë.

Të ngjashme