Real Madridi e kërkon me ngulm Chiesan

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke insistuar në transferimin e Federico Chiesas nga Juventusi.

Los Blancos ka kohë që e përcjellin lojtarin dhe duan t’i marrin shërbimet e tij në fund të këtij edicioni.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Real Madridi tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit italian.

Zonja e Vjetër ene e ka në huazim Chiesan nga Fiorentina, derisa në fund të sezonit do të paguajë tarifën e fundit të transferimit.

Mirëpo, Real Madridi do të tentojë t’i bind Biankonerët që t’i shesin lojtarin, ose të shkëmbejnë me dy apo më shumë lojtarë.

Juventusi mund të joshet më shumë nga shkëmbimi i lojtarëve, duke kërkuar dy apo më shumë për Chiesan.

Të ngjashme