Real Madridi e mohon interesimin për Rabiotin

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke punuar për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm dhe spekulimi i fundit kishte qenë që mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, do të kalojë në Santiago Bernabeu.

24-vjeçarit do t’i përfundojë kontrata me klubin francez verës, më 30 qershor. Cilido klub që arrin marrëveshje me Rabiotin, do të mund ta marrë atë në skuadër pa i paguar asnjë cent PSG-së.

Canal+ Francë kishte raportuar se “Los Blancos’ e kishin arritur një marrëveshje verbale me Rabiotin. Megjithatë, burime të së përditshmes spanjolle Marca, e kanë konfirmuar se Real Madridi nuk është i interesuar ta transferojë mesfushorin.

Francezi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe ai i ka refuzuar ta përmirësojë marrëdhënien me klubin francezi. Për momentin, ai është duke e vuajtur një dënim nga PSG-ja, pasi kishte shkuar në një klub nate të festonte pas eliminimit të klubit të tij nga Liga e Kampionëve.

Rabioti ka ngjallur interesim nga disa prej klubeve më të mira të Evropës dhe ai dukej se do të transferohej në Barcelonë, mirëpo transferimi i Frenkie de Jongut nga Ajaxi i ka ndalur bisedimet mes francezit dhe klubit katalonas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme