Real Madridi e sheh si të pashmangshme zvogëlimin e pagave të lojtarëve

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Edhe Real Madridi do u bashkohet klube tjera evropiane për të zvogëluara pagat e lojtarëve.

Coronavirusi ka ndikuar në ekonominë e klubeve evropiane dhe tashmë kanë filluar t’i përgjysmojnë pagat e lojtarëve.

El Pais raporton se Florentino Perezi ka mbajtur një takim me kapitenin Sergio Ramos për të diskutuar rreth vendimit për t’i ulur pagat.

Real Madridi thuhet se shpërndanë paga për 800 persona, duke llogaritur këtu edhe klubin e basketbollit.

Barcelona, Atletico Madridi dhe Espanyoli tashmë kanë marrë vendim për t’i ulur pagat e lojtarëve, në mënyrë që të mos futen në krizë financiare.

Katalunasit kanë reduktuar pagat e lojtarëve në 70 për qind, derisa madrilenët do të shkojnë në vetëm 50 për qind. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme