Real Madridi favorit për ta transferuar Lewandowskin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:25 | Nga

Real Madridi është ende duke u konsideruar si favorit për ta transferuar sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin, raporton Evening Standard.

Kohëve të fundit është raportuar se Chelsea është shumë i interesuar për polakun, i cili më parë do të transferohej te një skuadër që bën gara në Ligën e Kampionëve, që Lewandowskit i pëlqen shumë, transmeton Gazeta Express.

Me Chelsean që do të luajë në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, 29-vjeçari ka shumë më shumë gjasa t’i bashkohet Realit se Chelseat.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme