Real Madridi futet në garë për mesfushorin e Liverpoolit

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 08:36 | Nga

Real Madridi është futur në garë për ta transferuar mesfushorin e Liverpoolit, Emrce Can, sipas Don Balon.

Can, kontrata e të cilit skadon në verë, është lidhur shumë ngushtë me një kalim te Juventusi që prej verës së kaluar, por ende nuk ka nënshkruar marrëveshje, as me Liverpool e as më kampionin aktual të Serisë A, transmeton Express.

Sipas mediumit spanjoll, presidentit Florentino Perez i pëlqen fakti se përfaqësuesi gjerman nuk do të kushtojë asnjë cent pasi mund të merret si transfer i lirë prandaj edhe mund të hidhet në sulm për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme