Real Madridi hidhet në sulm me të gjitha forcat për Zaniolon

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi thuhet se po planifikon të shkojë ‘all-in’ për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, i cili do të kushtojë të paktën 50 milionë euro.

Zaniolo rifilloi stërvitjen më herët këtë javë, por edhe përkundër lëndimit që e mbajti jashtë fushave për shumë muaj, italiani pëlqehet nga shumë klube të mëdha.

Sipas mediumit spanjoll Todofichajes.com, 21-vjeçari italian së shpejti mund të bëhet lojtar i Real Madridit, pasi pëlqehet shumë nga Mbretërit.


Roma në borxhe të mëdha, pritet shitja e dy yjeve Zaniolo dhe Pellegrini
Kjo për shkak se, Los Blancos do të bëjnë ‘gjithçka që munden’ për ta sjellë atë në sezonin e ardhshëm, duke rivalizuar Juventusin për nënshkrimin e tij.

Skuadra e Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e tyre të transferimeve në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.



Roma refuzon ofertën e parë të Juventusit për Zaniolon
Me gjithë problemet financiare të Romës, italianët mund të kërkojnë shumë para për lojtarin pasi ai ka të mbetura edhe katër vjet në kontratën e tij.

Në këtë rast, Todofichajes pretendon se Real Madridi do të duhet të paguajë ‘minimumi 50 milionë euro’ për yllin e Italisë.

Të ngjashme