Real Madridi i gatshëm ta rivalizojë Barcelonën për Ndombelen

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi i është bashkuar garës për mesfushorin francez të Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.

Javëve të fundit, Ndombele ka dalë si një objektiv i madh për mesfushën e Barcelonës.

Katalunasit u informuan nga Tottenhami se mund ta blejnë Ndombelen, por duhet të paguajnë aq sa paguan ata te Lyoni, 65 milionë euro.

Gatishmëria e klubit anglez për ta shituar mesfushorin qendror ka bërë që Barcelona të ketë rival në këtë garë.

Sipas mediumit Okdiario, ata do të përballen me konkurrencën e rivalëve të urryer të Real Madridit, pasi Ndombele pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.

Zidane po kërkon konkurrencë për Casemiron në zemër të mesfushës së tij dhe beson se Ndombele i përshtatet kërkesave të tij. 

Të ngjashme