Real Madridi ia mësyn Dele Allit

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

“Los Blancos” pritet ta shesin Gareth Balen në Tottenham dhe në këmbim të tij mund ta kërkojnë yllin anglez të “Spurs”, Dele Alli

Real Madridi nuk po rri assesi duarkryq.

“Los Blancos” pritet t’ia shesin Tottenhamit yllin uellsian, Gareth Bale.

E në ndërkohë, kampioni aktual spanjoll po e kërkon një yll të “Spurs”.

Sipas mediumit britanik “The Telegraph”, “Mbretërit” ia kanë kërkuar në këmbim Tottenhamit yllin anglez, Dele Alli.

Duket se pronari i klubit, Daniel Levy është i gatshëm ta lë të largohet përfaqësuesin anglez vetëm për të arritur deri tek Bale, i cili ishte pjesë e klubit nga Premierliga vite më parë.

Menaxheri i Balet, Jonathan Barnett së fundmi ka zbuluar se Real Madridi është në negociata me Tottenhamin për kalimin e lojtarit në Londër.

E Dele Alli ndërkohë mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”. 

Të ngjashme