“Real Madridi ka nevojë për Mbappen”

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Fabio Cannavaro përmes Instagramit, i ka thënë AS se do të donte ta shikonte Kylian Mbappen në Real Madrid.

Duke folur për tema të ndryshme, ish mbrojtësi i Los Blancos tregoi se si Mbappe do ta përmirësonte shumë skuadrën e Zinedine Zidane.

Mbappe është dëshira e madhe e Zizus dhe numrit një të Realit, Florentino Perez.

Raportohet se nëse jo këtë verë për shkak të pandemisë, atëherë vitin e ardhshëm, 2021, Reali do ta transferojë 21-vjeçarin.

“Madridi ka nevojë për një lojtar si Mbappe, i ri që mund të shkojë rrugës së Cristianos. Është normale që e duan në Madrid”, tha ai.

“Por, mos harroni, pronari i PSG-së nuk ka nevojë për para, janë ambicioz dhe e duan Champions Leaguen. E shoh të vështirë, shumë të vështirë”.

“Presidenti i PSG-së nuk është tip që nuk do të fitojë, e njoh mirë, para se ta lënë të largohet ata do të luftojnë shumë”. 

Të ngjashme