Real Madridi, klubi më i vlefshëm në futboll

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është renditur si klubi më i vlefshëm i futbollit në planet, në listën vjetore të Forbes, me Barcelonën që e shtyn Manchester Unitedin në vendin e tretë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre operative.

Ekipi madrilien ka rritur pozitën me 7 përqind, pas rifitimit të titullit të La Ligës, si dhe arritjes në finale të Ligës së Kampionëve, me vlerë prej 5.2 miliardë eurosh.

Teksa rivalët e El Clasicos, Real Madrid dhe Barcelona, zënë dy vendet e para, 11 nga 20 klubet e listuara nga Forbes janë nga Premier League – me dy nga Gjermania, tre nga Italia dhe një nga Franca.

Për sa i përket klubeve angleze, United është në vendin e tretë në listën e përgjithshme, ndërsa Liverpooli i katërti, shkruan DailyStar.

Kjo është lista e “Forbes World Soccer Value 2022”:

Real Madrid – 5.2 miliardë euroBarcelona 4.8 – miliardë euroManchester United – 4.2 miliardë euroLiverpool – 4.1 miliardë euroBayern Munich 3.8 miliardë euroManchester City – 3,8 miliardë euroPSG – 2.9 miliardë euroChelsea – 2.8 miliardë euroJuventus – 2.2 miliardë euroTottenham – 2.1 miliardë euroArsenal – 1.8 miliardë euroBorussia Dortmund – 1.6 miliardë euroAtletico Madrid – 1.2 miliardë euroAC Milan – 1.1 milionë euroInter Milan – 928 milionë euro

Të ngjashme