Real Madridi klubi me markën më të shtrenjtë në botë- asnjë klub italianë në top 10

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid është marka më e shtrenjtë në botë, sa i përket futbollit.

Sipas “Brand Finance”, marka e klubit madrilen ka një vlerë prej 1.664 miliardë eurosh.

Mbretërit kanë lënë pas klubin e Manchester Unitedit me 1.472 miliardë euro dhe Barcelonën me 1.393 miliardë euro.

Vlera e markave dhe qëndrushmëria e tyre

Në 10-shen e parë të renditjes bëjnë pjesë pesë klube angleze.

Sa i përket klubeve italiane asnjë nuk klasifikohet në top-10, me Juventusin që renditet në vendin e 11.

Interi është në vendin e 13 dhe Milanin në të 15-in. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme